Ndërlidhjet

ROMË


Simpatizuesit e futbollit në Itali kaluan në protesta të dhunshme, brenda dhe jashtë stadiumeve, pasi policia e qëlloi për vdekje një simpatizues. Në Romë raportohet se ndodhi dhuna më e ashpër, me ç'rast qindra simpatizues i sulmuan stacionet e policisë dhe selinë e Komitetit Olimpik të Italisë. Për përleshje u raportuia edhe në Milano, ndërsa trazira kishte edhe në disa lojë që u zhvilluan mbrëmë. Duket se dhuna u përhap pasi policia vrau simpatizuesin 26 vjeçar të klubit Lacio. Policia e përshkruajti këtë incident si "gabim tragjik", që kishte ndodhur derisa ata po përpiqeshin ta ndalnin dhunën ndërmjet simpatizuesve rivalë sportivë.
XS
SM
MD
LG