Ndërlidhjet

TBILISI


Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-së kanë kërkuar nga Gjeorgjia të heqë gjendjen e jashtëzakonshme.
"Mesazhi është që më të kthehet shpejt normaliteti në kuadër të demokracisë në Gjeorgji. Me normalitet kuptohet që zgjedhjet e 5 janarit të jenë të lira dhe të ndershme.
Dhe për të realizuar një gjë të tillë është themelore të hiqet gjendja e jashtëzakonshme dhe të rifillojë transmetimi i rregullt i të gjitha kanaleve televizive", tha Mathew Bryza, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për cështjet e Euroazisë.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall nga presidenti Saakshvili pas protestave një javore të opozitës, të cilat u shpërndanë me forcë nga policia.
XS
SM
MD
LG