Ndërlidhjet

logo-print

LAHORE


Udhëheqësja e opozitës pakistaneze Benazir Bhutto i ka bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës me makina kundër gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga presidenti Musharaf.
Ish kryeministrja pakistaneze do drejtojë nesër autokolonën e makinave që do protestojë nga Lahorja drejt Islamabadit.
Kërkesat e protestës së nesërme janë heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, largimi i Musharafit nga kreu i ushtrisë dhe lirimi i mijëra aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gjyqtarëve të arrestuar.
Presidenti pakistanez premtoi dje mbajtjen e zgjedhjeve deri më 9 janar, por nuk pranoi të caktonte një datë për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG