Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm kinez po qëndron sot në Iran, për të biseduar me zyrtarët e atjeshëm për programin kontrovers bërthamor. Yang Jiechi është paraparë që të takohet edhe me kryetarin iranian, Mahmud Ahmadinejad dhe homologun e tij, Manuchehr Mottaki. Para vizitës së sotme të ministrit të Jashtëm, Kina i ka sugjeruar Iranit që të ketë më shumë konsideratë për shqetësimet në botë, që ka shkaktuar programi i tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG