Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe ai i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë një takimi joformal në Ulqin, kanë shfaqur shpresën se komunikimi i hapur i qytetarëve të të dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik. Dy shtete do të realizojnë projekte të përbashkëta me ndihmën e organizatave financiare ndërkombëtare dhe bankave, në mënyrë që të valorizohen resurset natyrore dhe ekonomike, sidomos në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, kanë bërë të ditur dy kryetarët. Vujanoviq dhe Topi gjithashtu kanë këmbyer mendime edhe për çështjet rajonale, përfshirë edhe çështjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG