Ndërlidhjet

LONDËR


Gjendja e jashtëzakonshme në Pakistan duhet të hiqet brenda dhjetë ditësh, ka deklaruar ministri i Jashtëm britanik, David Miliband. Në anën tjetër, ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto, i ka bërë thirrje Pervez Musharrafit që të tërhiqet nga posti i presidentit të vendit. Bhutto është vënë sërish nën arrest shtëpiak, me qëllim të parandalimit të udhëheqjes me protestat kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në Pakistan. Ndërkaq, në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC, Musharraf, ndër të tjera, ka thënë: “Unë dëshiroj të shtroj një pyetje: a është më e rëndësishme demokracia sesa një vend, i cili po shndërrohet në një shtet të dështuar? A është më i rëndësishëm parandalimi i këtij trendi apo të vazhdojmë vrapimin pas kuazi-demokracisë? Cili prej këtyre opsioneve është më i rëndësishëm? Për mua është e qartë, shpëtimi i qeverisë, shpëtimi i kombit”, ka thënë Musharraf.
XS
SM
MD
LG