Ndërlidhjet

PRISHTINË


Menjëherë pas 10 dhjetorit ne do ta marrim vendimin që ta bëjmë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, i ka deklaruar agjencisë franceze të lajmeve AFP, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. “Vendimi do të merret në koordinim me partnerët tanë. Ne kemi mbështetjen ndërkombëtare nga Uashingtoni dhe Brukseli”, ka thënë Thaçi.
“Nëse partia ime fiton në zgjedhje, qeveria të cilën do ta kryesoj unë, do të jetë qeveria e stabilitetit, bashkimit dhe multietnike”, ka thënë për AFP-në, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG