Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të dërgojnë 2 diplomatë në Islamabad, për të ndikuar te presidenti Musharraf që ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme në Pakistan. Nënsekretari amerikan i shtetit, John Negroponte, do të jetë diplomati më i lartë amerikan që do ta vizitojë Islamabadin, që kur ky vend po përballet me një krizë të madhe. Zëdhënësi Tom Casey ka thënë se Negroponte do ta inkurajojë Pakistanin që të ecë përpara në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ashtu siç ka premtuar presidenti Musharraf.
XS
SM
MD
LG