Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka refuzuar raportin vlerësues të Kongresit, i cili thotë se shpenzimet e luftës në Irak dhe Afganistan arrijnë shumën 1.6 trilion dollarë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, ka thënë se raporti është përpiluar nga demokratët dhe ka ngjyrim politik. Në anën tjetër, senatori Harry Reid ka përdorur raportin si shkas për të kritikuar presidentin Bush për strategjinë e tij të luftës. “Nëse presidenti Bush vazhdon në rrugën e tij dhe nëse ne nuk i tërheqim trupat tona, shuma e përgjithshme e shpenzimeve të luftës mund të arrijë në 3. 5 trilionë dollarë, në dekadën e ardhshme. Ne, si demokratë, do të përpiqemi të bëjmë ç’është e mundur që ky trend të ndërpritet", ka thënë Harry Reid.
XS
SM
MD
LG