Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmajli dha dorëheqje pas akuzave për korrupcion në një burg të Shqipërisë. Rusmajli ka mohuar çdo lidhje me parregullsitë, por tha se largohet nga posti për të përshpejtuar hetimet gjyqësore lidhur me akuzat.
Dorëheqja e tij pasoi pohimin e kreut të burgjeve, Saimir Shehri, sipas të cilit ministri Rusmajli ka promovuar ndërmarrjen e vëllait të vet për të ndërtuar një qendër paraburgimi në Durrës. Pasi i bëri publike akuzat, Shehri të martën dha dorëheqje.
XS
SM
MD
LG