Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë e ka refuzuar raportin e Kongresit, i cili ka vlerësuar se shpenzimet e luftës në Irak dhe Afganistan arrijnë shumën prej 1.6 bilionë dollarë. Zëdhënësja Dana Perino tha se raporti është përpiluar nga Demokratët dhe ka ngjyrim politik.
Ndërkohë, senatori demokrat Harry Reid e ka shfrytëzuar raportin si shkas për të kritikuar presidentin George Bush për strategjinë e tij të luftës.
"Nëse presidenti Bush vazhdon me rrugën e tij, dhe nëse ne nuk i tërheqim trupat tona, shuma e përgjithshme e shpenzimeve të luftës mund të arrijë në 3.5 bilionë dollarë në dekadën e ardhshme. Ne si demokratë do të përpiqemi të bëjmë ç'është e mundur që ky trend të ndërpritet", ka thënë senatori Reid.
XS
SM
MD
LG