Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri iranian i Zbulimit, Gholam Hossein Mohseni Ejehi, tha se ish negociatori bërthamor i Iranit, Hossein Mousavian, është akuzuar se u ka dhënë informata të klasifikuara të huajve, përfshirë ambasadës britanike. Nuk është e qartë nëse akuzat janë bërë formalisht.
Mousavian, ish ambasdador në Gjermani, u arrestua në fillim të vitit dhe pastaj u lëshua me garanci. Ai ishte anëtar i ekipit negociues në kohën e presidentit reformator, Mohammad Khatami.
XS
SM
MD
LG