Ndërlidhjet

LUBJANË


Bashkësia ndërkombëtare duhet t'u lejojë Serbisë dhe Kosovës që vetë të arrijnë një zgjidhje për statusin e Kosovës, pa caktuar ndonjë datë për përfundimin e negociatave, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. "Është kundërproduktive të pohohet se në kërkim për statusin final të Kosovës, pavarësia nuk ka alternativë" tha Lavrov në një konferencë shtypi me homologun slloven, Dimitrij Rupel.
"Nëse vazhdojmë gjitkund të themi se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme dhe se ndëshkimi i Iranit është i pashmangshëm, atëherë nuk kemi bërë asgjë. Kërcënimet dhe deklaratat e zëshme vetëm e keqësojnë situatën", tha Lavrov.
"Ne tashmë kemi vërejtur disa shqetësime te kolegët evropianë rreth pasojave të mundshme nga shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës", tha shefi i diplomacisë ruse, për të shtuar se nëse shqiptarët e shpallin pavarësinë, atëherë kjo nuk do të "ndikojë vetëm në Kosovë, por edhe në pjesë tjera të Serbisë dhe në tërësi në Ballkan".
XS
SM
MD
LG