Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Pozicioni ynë për Kosovën nuk ka ndryshuar, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, sean McCormack, duke komentuar idenë e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Wolfgang Ischinger për zgjidhjen neutrale të statusit të Kosovës.
"Mund të them se pozicioni ynë ndaj Kosovës është i pandryshuar. Nëse kjo ide i konfirmon parametrat e qëndrimit tonë politik, jam i sigurtë se do ta dëgjojmë atë, por në këtë çështje kemi qenë shumë të qartë", tha McCormack.
Sipas Ischinger, Treshja ndërmjetësuese përgatitet t'u paraqesë palëve propozimin e quajtur "status neutral" që synon normalizimin e marrëdhënieve të Prishtinës dhe Beogradit, pavarësisht se çfarë mund të vendoset sot ose nesër për statusin e Kosovës.
Dje ideja u hodh poshtë si nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ashtu edhe nga ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq.
XS
SM
MD
LG