Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ka ndryshuar, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, duke komentuar idenë e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Wolfgang Ischinger, për zgjidhjen neutrale të statusit të Kosovës. "Mund të them se qëndrimi ynë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar. Nëse kjo ide i konfirmon parametrat e qëndrimit tonë politik, jam i sigurt se do ta shqyrtojmë atë, por në këtë çështje kemi qenë shumë të qartë", tha McCormack. Sipas Ischingerit, Treshja ndërmjetësuese përgatitet t'u paraqesë palëve propozimin e quajtur "status neutral", që synon normalizimin e marrëdhënieve të Prishtinës dhe Beogradit, pavarësisht se çfarë mund të vendoset sot ose nesër për statusin e Kosovës. Ideja e Ischingerit u hodh poshtë dje, si nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ashtu edhe nga ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq.
XS
SM
MD
LG