Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker, ka thënë sot se edhe në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje në bisedimet për statusin, duhet të ketë qartësim të së ardhmes së Kosovës, që është edhe çelësi i stabilitetit në rajon. Këto komente, Ruecker i ka bërë në Vjenë, duke folur përpara Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Duke i rikujtuar fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ruecker ka thënë se “duhet marrë në shqyrtim mënyra se si të adresohet një situatë, në të cilën palët nuk mund të arrijnë marrëveshje në fund të një periudhe angazhimi”.
XS
SM
MD
LG