Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Një zyrtar i lartë i partisë së ish-kryeministrit, Navaz Sharif, tha se Sharif është dakorduar me ish-kryeministren, Benazir Bhutto, që t'i bashkojnë forcat për ta larguar nga zyra presidentin Pervez Musharraf. Partia e Bhuttos konfirmoi se dy ish-rivalët kanë biseduar dje me telefon, por nuk u bënë publike detaje tjera. Musharraf ka premtuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare deri më 9 janar, por tha se deri atëherë mund të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme, që e shpalli para 2 javësh.
XS
SM
MD
LG