Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zyrtarë pakistanezë kanë bërë të ditur se presidenti Pervez Musharraf ka emëruar kryesuesin e dhomës së lartë të Parlamentit, ushtrues detyre të kryeministrit. Kryesuesi i Senatit, Mohammadmian Soomro, është ngarkuar edhe me detyrën e mbikëqyrjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Ai do ta bëjë betimin të premten. Në anën tjetër, një zyrtar i lartë i partisë së ish-kryeministrit, Navaz Sharif, tha se Sharif është dakorduar me ish-kryeministren, Benazir Bhutto, që t'i bashkojnë forcat për ta larguar nga zyra presidentin Pervez Musharraf.
XS
SM
MD
LG