Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Nënsekretari amerikan i Shtetit, John Negroponte pritet të takohet me presidentin pakistanez Pervez Musharaf në Islamabad.
"Procesi politik në Pakistan ka ngecur. Ne duam të punojmë me qeverinë dhe popullin e Pakistanit si dhe faktorët politikë atje për ta vënë procesin në binarët e duhur sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është mesazhi ynë", tha Negroponte, para se të mbërrinte në Islamabad.
Human Rights Watch ka akuzuar qeverinë pakistaneze se po përdor gjendjen e jashtëzakonshme për të goditur kundërshtarët politikë.
Presidenti Musharaf ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve brenda janarit të 2008, por nuk ka dhënë asnjë afat për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG