Ndërlidhjet

MOSKË


Dhoma e Sipërme e parlamentit të Rusisë ka miratuar njëzëri pezullimin e pjesëmarrjes në marrëveshjen e armëve konvencionale.
Moska thotë se marrëveshja e riparë në vitin 1999 nuk është miratuar nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, çfarë e bën atë të pavlefshme për Rusinë. Në anën tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, deklaroi se vendimi për pezullimin e marrëveshjes "nuk është hapi ynë ekstrem".
"Ne nuk e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë të plotë. Në vend të saj kemi zgjedhur formulën e suspendimit, e cila është masë më e butë krahasuar me tërheqjen nga marrëveshja. Në përputhshmëri të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe precedentet e bëra nga gjykata ndërkombëtare më shumë se një herë, ne pezullojmë pjesëmarrjen tonë duke filluar nga 12 dhjetori" ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG