Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës Joachim Ruecker, përfaqësues të OSBE-së dhe KQZ-së, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që nesër, më 17 nëntor, të dalin në zgjedhje. "Liderët tuaj kanë nevojë për një legjitimitet nga vota juaj. Unë i thërras të gjitha komunitetet që të votojnë nesër”, tha Ruecker. Sipas tij, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki Moon, u ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, që të dalin në zgjedhje.
Ndërkohë, përfaqësues të KFOR-it dhe SHPK-së, I kanë garantuar qytetarët se gjatë votimeve do të ketë siguri të plotë.
XS
SM
MD
LG