Ndërlidhjet

HAGË


Ministri i Jashtëm i Holandës Maxim Verhagen dhe ai i Serbisë Vuk Jeremiç, janë dakorduar se arritja e një marrëveshje për statusin e Kosovës, është e një rëndësie vitale. Shefi i diplomacisë holandeze tha se takimi radhës në Bruksel është i një rëndësie "vendimtare" dhe i bëri thirrje Serbisë që me qasje konstruktive të kontribuojë në zgjidhjen e shpejt të çështjes. "Është lehtë e dallueshme dhe duhet të konstatojmë se qëndrimet e tashme përfshirë edhe qëndrimin e Serbisë nuk kanë i kanë lëvizur gjërat. Qasja konstruktive e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, ka peshë të madhe për stabilitetin e rajonit", tha Verhagen.
Në anën tjetër Ministri Jeremiç ka thënë se Serbia angazhohet për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar për Kosovën.
XS
SM
MD
LG