Ndërlidhjet

BEOGRAD


Statusi neutral për Kosovën nuk është propozim i Treshes, ka deklaruar përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërmjetësuese, Aleksandar Botsan- Kharchenko. Sipas tij, Treshja para takimit të ardhshëm është duke shqyrtuar një varg variantesh dhe propozimesh për të stimuluar palët negociatore. Kharchenko ka thënë tutje se modeli i Hong Kongut me elemente të reja, të cilin pret që Beogradi ta propozojë në Bruksel, do të jetë shumë interesant për vazhdimin e negociatave.
XS
SM
MD
LG