Ndërlidhjet

LONDËR


Bashkimi Evropian po përgatitet që gjatë muajit të ardhshëm të marrë rolin drejtues në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës, megjithë drojën se negociatat rreth statusit të Kosovës mund të dështojnë, deklaroi kryeministri slloven për gazetën "Financial Times".
Janez Jansha, vendi i të cilit merr kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian në janar tha se Unioni do të mbështesë planet që shumica shqiptare e Kosovës të sigurojë pavarësi të kushtëzuar nga Serbia.
Kryeministri i Sllovenisë thotë se plani i Bashkimit Evropian do të parasheh kufizime më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës se ato që rekomandon plani i Ahtisaarit, por nuk pranoi të japë detaje.
XS
SM
MD
LG