Ndërlidhjet

MOSKË


Parlamenti i Rusisë ka miratuar njëzëri pezullimin e pjesëmarrjes në marrëveshjen e armëve konvencionale. Moska thotë se marrëveshja e vitit 1999 nuk është miratuar nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, çfarë e bën atë të pavlefshme për Rusinë. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, tha se vendimi për pezullimin e marrëveshjes "nuk është hapi ynë ekstrem".
"Ne nuk e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë të plotë. Në vend të saj kemi zgjedhur formulën e pezullimit, e cila është masë më e butë krahasuar me tërheqjen nga marrëveshja. Në përputhshmëri të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe precedentet e bëra nga gjykata ndërkombëtare më shumë se një herë, ne pezullojmë pjesëmarrjen tonë duke filluar nga 12 dhjetori", ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG