Ndërlidhjet

UASHINGTON


Propozimet rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës, që i dërguari i BE-së Wolfgang Ischinger i prezantoi gjatë vizitës në Uashington, janë plotësisht konsistente me politikën e Shteteve të Bashkuara, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack. Ai tha se propozimet ishin interesante, dhe shtoi Ischinger do t'i vërë ato në tavolinë për të parë si do të priten.
"Ne shumë qartë e kemi bërë me dije qëndrimin tonë. Atë e ka nënvizuar presidenti Bush. Mund të verifikoni, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Treshja e kupton atë dhe plotësisht e vlerëson, por vërtetë, nuk ka dallime thelbësore në mendimet" tha McCormack.
Ai tha se propozimet, të cilat në mënyrë të detajuar i ka paraqitur Ischinger, janë plotësisht konzistente me politikën amerikane, që e kanë nënvizuar presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice.
I pyetur rreth pasojave të mundshme të pavarësisë së Kosovës në unitetin politik të BE-së, McCormack ka thënë se kjo është çështje e brendshme e Bashkimit Evropian.
"Ne punojmë ngushtë me BE-në dhe mendoj se mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ka vizion të njëjtë se në çfarë drejtimi duhet të shkojë kjo çështje", ka thënë McCormack.
XS
SM
MD
LG