Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Zëvendës sekretari i Shtetit John Negroponte sot do takohet me presidentin pakistanez, Pervez Musharraf, nga i cili pritet të kërkojë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, t'i lirojë mijëra të arrestuarit dhe të mbajë zgjedhje "të lira e të drejta". Dje Negroponte bisedoi me udhëheqësen e opozitës, Benazir Bhutto, dhe tha se forcat e moderuara duhet të punojnë së bashku që vendi të kthehet në rrugën e demokracisë.
XS
SM
MD
LG