Ndërlidhjet

PRISHTINË


Deri në orën 14 në Kosovë kanë votuar afro 25% prej gjithsej 1.5 milionë zgjedhësve të regjistruar, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në komunat në veri të Kosovës, me popullatë shumicë serbe, nuk është regjistruar dalje në votime. Në vendbaninet serbe në pjesën qendrore të Kosovës, dalja në votime ishte simbolike. Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Tim Guldiman tha se në pjesën veriore të Kosovës, drejtorët nuk kanë lejuar që në shkollat e tyre të hapen vendvotimet, kështu që është vendosur që në këtë rajon të fuksionojnë ekipe mobile, për t'ua mundësuar votimin atyre që dëshirojnë. Zoti Guldiman tha se zgjedhjet në Kosovë po zhvillohen të qeta dhe pa probleme. Mazllum Baraliu nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se në Prishtinë dhe në disa komuna të tjera, për shkak të problemeve teknike, vendvotimet janë hapur me vonesë. Tom Guldiman tha se këto probleme teknike ishin shkaktuar nga moti i keq, pasi materialet për votim është dashur që nga Prishtina të dërgohen në vendovotime në komunat e tjera. Ai ka ftuar qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe ka thënë se vendovitmet do të mbeten të hapura edhe pas orës 19:00, nëse ka qytetarë që presin në rend për ta hedhur votën.
XS
SM
MD
LG