Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker deklaroi sot se është i "impresionuar" me angazhimin e qytetarëve të Kosovës në zgjedhje dhe se zgjedhjet po kalonin të qeta dhe në rregull. Duke folur për refuzimin e serbëve, ai tha se ky ishte një reagim i pritur dhe se "kishte indikacione se në vendvotimet në mjediset serbe do të ketë shqetësime, pengesa dhe presione". Zoti Ryker vlerësoi se dita e zgjedhjeve "ishte ditë e mirë për demokracinë". Zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk është shprehur i zhgënjyer për shkak të mospjesëmarrjes pothuajse fare të serbëve të Kosovës. Ai gjatë ditës qëndroi në pjesën veriore të Mitrovicës, me ç'rast vizitoi disa qendra mobile të votimit.
XS
SM
MD
LG