Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON/TEHERAN


Presidenti amerikan, George Bush tha se presioni "duhet dhe do të rritet" nëse Irani dështon ta ndalë procesin e pasurimit të uraniumit. Këto komente ai i bëri mbrëmë pas takimit me kryeministrin japonez, Yasuo Fukuda, në Uashington. Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë pajtuar që Irani, me armatim bërthamor, do të ishte kërcënim për Lindjen e Mesme dhe më gjërë. Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad i tha televizionit Al-Arabija se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aftësi që të ndërmarrin sulm ushtarak kundër Iranit, por, sipas tij, nëse kjo ndodhë, Uashingtoni "do të pendohej".
XS
SM
MD
LG