Ndërlidhjet

PRISHTINË


Mbështetur në rezultatet jozyrtare të koalicionit "Demokracia në veprim", fitues i zgjedhjeve të djeshme parlamentare është Partia Demokratike e Kosovës, me 34 për qind të votave të fituara. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 22 për qind, Aleanca Kosova e Re 12 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 10 për qind, LDD-PSHDK–ja 10 për qind dhe Ora 4 për qind. Këto rezultate janë kontestuar nga përfaqësuesit e disa partive, që kanë shfaqur dyshimin në vërtetësinë e pohimeve të koalicionit "Demokracia në veprim".
XS
SM
MD
LG