Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Xhon Negroponte, ka ftuar presidentin e Pakistanit, gjeneralin Pervez Musharaf, t'i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme dhe t’i lirojë të gjithë të arrestuarit për shkaqe politike. "Gjendja e jashtëzakonshme nuk është në harmoni me zgjedhjet e lira, të drejta dhe kredibile, që kërkojnë pjesëmarrje aktive të partive politike, shoqërisë civile dhe të mediave", ka thënë Negroponte. Zyrtari amerikan që është takuar me Pervez Musharafin, do të vazhdojë bisedimet me lideren e opozitës, Benazir Buto, për ndarjen e pushtetit.
XS
SM
MD
LG