Ndërlidhjet

E NGUJUAR ME OKB-NË, KOSOVA E GATSHME TË PËLCASË


"The Washington Post"

Në zgjedhjet parlamentare të së shtunës, partitë politike kishin një gjë të përbashkët: të gjitha synojnë ta shndërrojnë Kosovën në një shtet. Tetë vjetë që prej përfundimit të luftës, Kosova vazhdon të jetë protektorat i Kombeve të Bashkuara, megjithëse ndërkombëtarët nuk janë vetëm paqeruajtës. Ata stërvisin forcën policore, shkruajnë kurikulumet e shkollave dhe mbledhin tatime. Madje, ata edhe desajnojnë kahjet e trafikut. Kosova është shteti i parë i Kombeve të Bashkuara, i krijuar pas një fushate ushtarake që shpëtoi dhjetëra mijëra jetë, ku përpjekjet e korruptuara për rindërtim e kanë shndërruar mirënjohjen e të mbijetuarve në zemërim. Është e kuptueshme pse kosovarët janë të pakënaqur me misionin e Kombeve të Bashkuara; ata kanë qenë dëshmitarë të mashtruesve të cilët kanë shfrytëzuar imunitetin ndërkombëtar për t’i ikur drejtësisë dhe kanë parë kompanitë e huaja të kenë mbledhur miliona dollarë në ndihma pa prodhuar fare rezultate kuptimplotë. Ndërkohë, gjysma e popullatës është e papunë, por e gjithë Kosova ka 660 pompa benzine, pronarët e të cilave nuk mund të mbijetojnë vetëm nga shitja e derivative. Në prapaskenë, ata shpërlajnë paratë nga kontrabandimi i narkotikëve, armëve dhe prostitucionit.
Përderisa Kosova mbetet protektorat i Kombeve të Bashkuara, një jo-shtet, investimet nga jashtë nuk do të ndodhin kurrë. “Revolucion, do të bëjmë revolucion”, i ka thënë gazetës Albin Kurti, udhëheqës i Lëvzijes Vetëvendosje. Të shtunën kandidatët në garën zgjedhore mbështesin pavarësinë, por në këtë çështje komuniteti ndërkombëtar është i ndarë. Për Kurtin ndërkaq, kritikët thonë se ai me mburrje e sheh veten si themelues të Kosovës. Ai do të donte të shihte përmendoren e tij në shesh dhe emrin e tij nëpër librat shkollorë, thonë kritikët - të jetë njeriu i cili me veprimet dhe mençurinë e tij fitoi lirinë për një popull të përçmuar. “Nuk e duam misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, por misionin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, thotë Kurti. Një avanturist? Me siguri që po, por zemërimi në krye të së cilës është vënë, nuk është shpikur vetvetiu.

XS
SM
MD
LG