Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ministrat e Jashtëm të BE-së, sot në Bruksel diskutojnë për statusin e ardhshëm të Kosovës.
"Kosova duhet ta ketë pavarësinë e saj, por ajo nuk duhet të jetë pavarësi e njëanshme e pa menaxhuar. Shpallja duhet të bëhet në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare", tha para takimit ministri britanik për Evropën, Jim Murphy. Murphy deklaroi se kjo është "një sfidë evropiane", zgjidhja e cilës "nuk mund të kërkohet nga Shtetet e Bashkuara".
Shefi i diplomacisë suedeze i bëri thirrje liderit të PDK-së, Hashim Thaçi të mos i ngritë tensionet në vend, dhe tha se çdo lëvizje e nxituar mund të çojë në izolim të Kosovës. "Z.Thaçi duhet të kuptojë se ka dallim ndërmjet të qënit politikan në opozitë dhe të qënit kryeministër me përgjegjësi", tha ai. "Nuk mendoj se kosovarët duan të jenë të pavarur nga bashkësia ndërkombëtare", tha Bildt.
Ministreja e Jashtme e Austrisë, Ursula Plassnik tha se thirrjet e Thaçit nuk janë befasi, por u bëri thirrje shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë të mos i acarojnë tensionet e ndërsjella. "Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha palëve që në këtë klimë të sillen me kujdes. Kjo vlen si për Beogradin, ashtu dhe për Prishtinën", tha Plassnik.
"Ne po përpiqemi t'i bindim kosovarët të mos vazhdojnë me shpalljen e pavarësisë pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare", tha ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. "Thaçi, i cili kishte ndikim të madh gjatë luftës, por edhe tash, e di se shpallja e njëanshme e pavarësisë mund të jetë një gjë e keqe", tha Asselborn.
XS
SM
MD
LG