Ndërlidhjet

BERLIN


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk pret kompromis me Beogradin rreth statusit të Kosovës. "Nuk pres një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do ta respektojmë agjendën e Treshes deri më 10 dhjetor", ka thënë Thaçi në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Pas 10 dhjetorit, Kosova do ta caktojë vetë agjendën e saj, ka shtuar ai. "Ajo do ta marrë vendimin për pavarësinë e saj, dhe pres mbështetjen ndërkombëtare për këtë", ka deklaruar Thaçi.
XS
SM
MD
LG