Ndërlidhjet

logo-print

PHNOM PENH


Tribunali i Kombeve të Bashkuara në Kamboxhë ka arrestuar ish shefin e shtetit të regjimit të Kmerëve të Kuq. Khieu Samphan është i pesti nga zyrtarët e lartë të Kmerëve të Kuq, që janë arrestuar nga tribunali, gjykimi i të cilëve pritet të fillojë vitin e ardhshëm.
Khieu Samphan, i moshës mbi 70 vjeç, u arrestua sot pasi doli nga spitali ku trajtohej në Phnom Penh.
Rreth 1.7 milionë njerëz vlerësohet se janë ekzekutuar apo kanë vdekur nga tortura, sëmundja dhe uria gjatë sundimit të Kmerëve të Kuq në periudhën 1975-1979.
XS
SM
MD
LG