Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Vendkalimi kufitar Merdare, midis Kosovës dhe Serbisë, është mbyllur për trafik që nga mesdita e sotme. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, ka njoftuar se vendimi për mbylljen e këtij vendkalimi pason protestën e më shumë se 100 protestuesve serbë, veteranë të informuar të luftës, të cilët kërkojnë nga qeveria e tyre pagesat që u janë premtuar për angazhimin e tyre gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998-1999.
XS
SM
MD
LG