Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, në zgjedhjet parlamentare prin Partia Demokratike e Kosovës me 34 %, Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 21.8%, Aleanca Kosova e Re ka 12.1%, Lidhja Demokratike e Dardanisë ka 10.4%, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës ka 9.9% dhe Ora ka 4.2% të votave. Komisioni vlerësoi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte ndërmjet 40 e 45 për qind. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm, pasi të numërohen votat e dërguara me postë dhe ato me kusht.
XS
SM
MD
LG