Ndërlidhjet

logo-print

SOFJE


I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, është shprehur se zgjidhja e statusit të Kosovës do të vendoset shpejtë pasi Treshja ndërkombëtare ta dorëzojë raportin e saj te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. "Është e qartë se situata e tashme në Kosovë nuk mund të zgjasë shumë. Është koha e fundit që Evropa ta përfundoj këtë konflikt", tha zoti Ahtisaari në një konferencë për gazetarë, mbrëmë në Sofje. Ai mëtutje tha se i ka propozuar Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit që nga Kosova të kërkohet ndërmarrja e disa reformave nën mbikëqyrjen e BE-së dhe të OKB-së. "Nëse miratohet ky plan ai do të garantojë rezultate", tha ish presidenti finalndez, sipas të cilit, "procesi në Kosovë nuk ka përfunduar me zgjedhjet".
XS
SM
MD
LG