Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Armata e Shteteve të Bashkuara njoftoi se planifikon një program për trainimin dhe pajisjen e një force paraushtarake në disa hapësira në Pakistan përgjatë kufirit me Afganistanin, për t'i luftuar talibanët dhe militantët e al-Kaidës. Zëdhënësi i Pentagonit, Goeff Morrell tha se me këtë plan parashihet edhe ndërtimi i një qendre stërvitore dhe stacionet e përbashkëta vëzhguese me forcat afgane. Sipas tij, qeveria e Pakistanit plotësisht e mbështet këtë plan.
XS
SM
MD
LG