Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Armata e Shteteve të Bashkuara njoftoi se planifikon një program për trajnimin dhe pajisjen e një force paraushtarake, në disa hapësira në Pakistan, përgjatë kufirit me Afganistanin, për t'i luftuar talibanët dhe militantët e Al Qaeda-s. Zëdhënësi i Pentagonit, Goeff Morrell, tha se me këtë plan parashihet edhe ndërtimi i një qendre stërvitore dhe stacionet e përbashkëta vëzhguese me forcat afgane. Sipas tij, Qeveria e Pakistanit plotësisht e mbështet këtë plan.
XS
SM
MD
LG