Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Zgjedhjet parlamentare të së shtunës në Kosovë kanë përkeqësuar gjendjen në rajon dhe komplikuar bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës ndërmjet Prishtinës e Beogradit, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Mikhail Kamynin. Në anën tjetër, kryetari i Këshillit të Dumës Ruse për marrëdhënie me jashtë, Konstantin Kosjaçov, ka thënë se përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit ka marrë "instruksione", që në bisedimet e sotme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të mbështesë iniciativën e Beogradit për shfrytëzimin e modelit të Hong Kongut, si zgjidhje për çështjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG