Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara edhe zyrtarisht njoftuan se presidenti Bush do jetë mikpritësi i konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Mesme.
Konferenca, e cila fillon më 27 nëntor do mbahet në Anapolis të shtetit amerikan Merilend.
Konferenca është mundësia e parë për palestinezët dhe izraelitët që kur procesi është pezulluar, 7 vjet më parë.
Departamenti i Shtetit tha se konferenca do mbledhë së bashku kryeministrin izraelit, Olmert dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Abbas me qëllim fillimin e bisedimeve që do cojnë në krijimin e shtetit palestinez.
"Kjo konferencë do sinjalizojë mbështetjen ndërkombëtare për përpjekjet plot kurajë të kryeministrit Olmert dhe presidentit Abbas. Ajo do shërbejë si pikënisje për bisedimet që do cojnë në krijimin e shtetit palestinez", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak.
Përfaqësues nga rreth 50 shtete dhe institucione janë ftuar të marrin pjesë në konferencë.
XS
SM
MD
LG