Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, tha se Bashkimi Evropian do të mbetet i angazhuar në Kosovë, pavarësisht rezultatit të bisedimeve dhe i ka kërkuar Shqipërisë që të ofrojë mbështetje konstruktive në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ndërkohë, presidenti Bamir Topi tha se Shqipëria i inkurajon autoritetet e reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet, që të bashkëpunojnë ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-të, në mënyrë që harmonizimi i agjendës së tyre për statusin të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm. Solana dhe Topi i bënë këto komente pas takimit të tyre në Bruksel.

BERN


Zvicra ka ndërmend t'i mbajë ushtarët e saj në Kosovë edhe në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë. "Edhe nëse Qeveria e Hashim Thaçit shpall pavarësinë e njëanshme, Rezoluta 1244 e OKB-së mbetet në fuqi", ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë zvicerane të Mbrojtjes, Sabastian Hueber. Në Kosovë ka dhjetëra shtete që nuk janë anëtare të NATO-s, por që kanë ushtarë që nga viti 1999; ndër to edhe Zvicra.
XS
SM
MD
LG