Ndërlidhjet

BRUKSEL


Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të vendoset shpejt dhe të jetë i qartë, për shkak të stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit, ka thënë komisionari për zgjerim i BE-së, Oli Rehn. Duke folur para Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Rehn ka thënë se “Unioni duhet bërë çmos, edhe më shumë se kaq, që marrëveshja të arrihet me bisedime”. “Për fat të keq, deri tash nuk kam parë të lëvizin gjërat në këtë drejtim, megjithëse shpresoj se do të vijë deri te një përafrim qëndrimesh në ditët e fundit të mbetura të procesit me ndërmjetësimin e Treshes" , ka thënë komisionari evropian.
XS
SM
MD
LG