Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia dhe Serbia kanë qëndrim të përbashkët për zgjidhjen e statusit të Kosovës, e cila duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe të jetë rezultat i bisedimeve Prishtinë-Beograd, thanë shefat e diplomacive, Sergei Lavrov dhe Vuk Jeremiç.
Pas takimit në Moskë, ata vlerësuan se se zgjidhja për Kosovën do të ishte legjitime vetëm nëse do të merrej në kuadër të Këshillit të Sigurimit.
Lavrov tha se nuk duhet të caktohen afate kohore për bisedimet, dhe shtoi se duhet të respektohen rezoluta 1244 dhe parimet e Grupit të Kontaktit.
Jeremiç tha se Beogradi është i gatshëm të bëjë edhe një hap në bisedimet e ardhshme në Vjenë, por shtoi se kjo nuk duhet të vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Serbisë.
"Serbia po hyn në fazën finale të negociatave për të arritur kompromisin. Ne jemi të gatshëm të shfaqim fleksibilitet, por është një vijë e kuqe, të cilën s'mund ta kalojmë kur është fjala për integritetin territorial të vendit tonë", tha Jeremiç para takimit me Lavrov.
XS
SM
MD
LG