Ndërlidhjet

TIRANË


Kuvendi i Shqipërisë miratoi kandidaturën e Ina Ramës për postin e kryeprokurores së vendit. Kjo është hera e parë që një femër merr këtë detyrë.
Rama u propozua nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i cili gjatë ditës nënshkroi largimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku.
"Nuk mund të mohohet se zyra e prokurorit nuk është përgjigjur si duhet ndaj fenomeneve të krimit të organizuar korrupsionit, krimit në përgjithësi, cfarë ka ndikuar negativisht funksionimin e shtetit dhe ka krijuar mungesë sigurie në jetët e qytetarëve", thuhet në vendimin e presidentit Topi.
Sollaku e cilësoi shkarkimin si "farsë politike".
XS
SM
MD
LG