Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kosova do të respektojë agjendën ndërkombëtare deri më 10 dhjetor, por pas kësaj date, nuk do të ketë më zvarritje por do të kalohet në vendimin për statusin e Kosovës, tha zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, Skender Hyseni. Ai tha se pala kosovarë ka marrë ftesën për takimin e ardhshëm me Treshen ndërmjetësuese dhe delegacionin e Serbisë, që do të mbahet në Baden të Austrisë. Hyseni tha se marrëveshje nuk mund të ketë, përderisa Serbia të mos e pranojë zgjidhjen e vetme reale, që sipas tij është pavarësia e Kosovës.
"Është e papranueshme çdo gjë që nënkupton diçka më pak se pavarësia apo ndonjë lidhje me Serbinë", ka thënë Hyseni.
XS
SM
MD
LG