Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica tha se për Serbinë ka rëndësi më të madhe ruajtja e sovranitetit, integritetit territorial dhe tërësisë së kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
Në një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Beograd, ai ka shfaqur shpresën se BE-ja do ta mbështesë zgjidhjen për Kosovën, të bazuar në kompromisin, respektimin e plotë të Kartës së KB, kushtetutës së Serbisë dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Koshtunica tha se koncepti i autonomisë substanciale është zgjidhja më e mirë dhe më e qëndrueshme, që sipas tij, e tregojnë shembujt e Hong Kongut dhe të ishujve Oland.
XS
SM
MD
LG