Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Aleksandar Botsan Kharchenko, tha se rundi i fundit i bisedimeve mes delegacionit të Serbisë dhe Kosovës, që fillon më 26 nëntor, do të jetë vendimtar për përmbajtjen e raportit, të cilin Treshja më 10 dhjetor do t'ia dorëzojë sekretarit të përgjithshëm të KB.
"Rusia niset nga ajo se 10 dhjetori e mbyll vetëm këtë mandat të Treshes, por procesi për statusin nuk përfundon", i tha Harçenko së përditshmes Politika. Sipas tij, procesi i negociatave për statusin e Kosovës mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit të KB.
"E kuptoj se Kosova në masë të madhe është çështje evropiane, por sa i përket aspektit juridik, procesi mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit", tha Kharchenko, duke shtuar se "nuk sheh mundësi në anashkalimin e Këshillit të Sigurimit në vendosjen se çka do të bëhet mëtutje".
XS
SM
MD
LG